“Fotoalbumi i ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në sheshin “Shën Pjetri” të Vatikanit”. Kështu e cilëson kryeministri Edi Rama albumin e tij me foto nga Vatikani, por ndërkohë dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar fotot e saj. Në galerinë e fotografive të kryeministrit bie në sy bashkëshortja Linda që gjatë gjithë kohës qëndron përkrah bashkëshortit, si dhe përqafimi i Ramës me Pacollin, apo bisedat e ngrohta me Metën e Thacin.

Po kështu fotografi ka publikuar dhe Thaci që është treguar më sipërfaqësor me imazhet që përcjell, por jo Topalli. Kjo e fundit ka publikuar fotografi të saj në Vatikan ku dallohet e ulur njëherë me liderin shpirtëror të PD, Sali Berishën dhe në një foto tjetër me kryeparlamentarin Ilir Meta. Fotografia me këtë të fundit, është më serioze. Gati në të gjitha fotot duket sikur politikanët shqiptarë falenderojnë Shën Terezën që i bëri bashkë në Vatikan.

Për më tepër shfletoni këtë galeri fotografish.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: