Sulejman Starova u prezantua ditën e djeshme si trajneri i ri i skuadrës kosovare të Feronikelit ndërsa ditën e sotme ka nisur nga puna. Pengesa e parë e “bobit” në Kosovëm ja qenë bora dhe kushtet e vështira atmosferike, kjo ka bërë që stërvitja e parë me skuadrën e re, të mos ishte normale.

Në fushën e mbuluar nga dëbora ishte pothuajse e pamundur të punoje me topin, apo ushtrime taktike. Fotot nga seanca stërvitore e ditës së sotme janë publikuar nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Ferronikeli

Skuadra nga Nikli ndodhet në vendin e 4-t, me një diferencë -6 nga vendi i parë që mbahet nga Drita. Kur kanë ngelur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit Feronikeli do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Feronikeli 2 Ferronikeli 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb