TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur të imitojë ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu gjatë seancës së sotme, me veprimin që ka bërë sapo ka nisur të flasë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ndërsa Lu, refuzoi një ditë më parë të dëgjonte fjalën e Gramoz Ruçit nëKuvend dhe hoqi kufjet, Rama mbylli veshët për të mos dëgjuar Monika Kryemadhin.
Kryeministri, siç duket edhe në fotot e siguruara nga BalkanWeb është parë të vërë kufjet (ndoshta ka dëgjuar muzikë) sapo zonja Kryemadhi nisi kritikat ndaj qeverisë.
(m.a/BalkanWeb)