Edhe pse nuk pritej nga ekspertët e ekonomisë botërore dhe nag parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gjermania ka parakaluar Britaninë e Madhe si vendi me ekonominë me rritjen më të shpejtë në mesin e shteteve brenda grupit G7, ku bëjnë pjesë edhe Kanadaja, Italia, Franca, Japonia, e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan “The Guardian”. Gjatë vitit 2016, ekonomia gjermane shënoi rritje me 1.9 përqind, duke e zhvendosur Britaninë në vendin e dytë më 1.8 përqind rritje. Në katër mujorin e fundit të vitit 2016, ekonomia në Gjermani u rrit me 0.4 përqind, kryesisht për shkak të rritjes së konsumit dhe shpenzimeve nga qeveria.

untitled

Kështu, Gjermania i ka nxjerrë si të gabuara edhe parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, fond ky që e kishte cilësuar ekonominë britanike si më të fortë, edhe për nga shpejtësia e rritjes brenda vitit 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb