Interesimi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Bosnjës është rritur. Tribunat e “Elbasan Arenës” pritet që sot në takimin që do të fillojë në orën 18:00 të kenë një numër të konsiderueshëm të pranishmish.

Në ditët e kaluara interesimi për këtë ndeshje ka qënë i ulët teksa rrallëherë kishte njerëz para biletarisë së stadiumit të Elbasanit, ndërsa sot në ditën e ndeshjes interesimi është rritur ndjeshëm, aq sa janë krijuar edhe radhë të tifozëve që kërkojnë të blejnë bileta./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb