SHBA – Meqenëse Barack Obama nuk është më në Shtëpinë e Bardhë, vajzat e tij mund t’i kthehen jetës së zakonshme duke kaluar momente relaksi me shoqërinë e tyre.

Sasha, vajza më e vogël e ish-presidentit të SHBA-ve nuk ka humbur kohë për t’iu rikthyer jetës “normale’. Ajo ka udhëtuar në Miami ku është fotografuar duke shijuar plazhet mrekullueshme që ndodhen atje.

Jemi mësuar që 15-vjeçaren ta shohim me veshje klasike, por këtë herë ajo është fotografuar me bikini.
Së bashku me motrën e saj, Malia, Sasha është bërë e njohur edhe për përzgjedhjet në veshjet e saj, duke u shndërruar në model për vajzat e reja.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb