KOSTUR– Sekuestrohen 10 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga u kap në Argos Orestiko të Kosturit.

Burime për “BalkanWeb’ bëjnë me dije se lënda narkotike u gjet në një mjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër, në të cilin gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën në dy goma rezerve, 9 pako me 10 kg 420 gram marijuanë. Brenda në mjet u gjeten dhe 5.4 gram marijuane.

Sakaq, në pranga ra shoferi dhe pasagjeri, 48 dhe 41-vjeç, të dy greke. Ndërkohë, u sekuestruan dhe 3 celularë me 4 karta SIM, 200 euro si dhe makina.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: