SELANIK-Policia greke ka sekuestruar sot në Selanik 15 kg e 337 gr marijuanë, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarë.

“BalkanWeb”
mëson se shqiptarët e arrestuar, 28 dhe 40 vjeç, u kapen në qendër të Selanikut. Raportohet se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa dy trafikantët kishin si synim që ta shpërndanin atë tek përdoruesit.

Po ashtu, policia greke sekuestroi dhe mbi 10 kg drogë në Rodho si dhe u arrestua një 24-vjeçar shqiptar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb