Edhe pse stadiumi mban rreth 78,000 veta, më tepër se 100,000 tifozë të futbollit janë ngjeshur në stadiumin “Azadi” të Tehranit teksa Irani ka mundur Kinën me rezultatin 1:0 në kualifikueset aziatike për Kupën e Botës ditën e martë. Një ekspert danez i futbollit kinez shprehet se Pekini raportoi se kishte 100,000 spektakorë në stadium. Mads Davidsen, i cili është drejtori teknik i Shanghai SIPG, shkruajti në Twitter se kishte 100,000 spektatorë të ndeshjes. Edhe burime të tjera ishin pranë kësaj shifre, megjithëse është e pamundur të dihet shifra e saktë.Tifozët hipën mbi murin rrethues apo sipër kullave të dritave për të parë sado pak ndeshje midis dy ekipeve që nuk njihen për futbollin e tyre. Disa tifozë panë ndeshjen midis dy fotove gjigante të liderëve të shkuar dhe të tanishëm të Iranit – Aytollah Khomeini dhe Aytollah Ali Khamenei.Stadiumi i cili u ndërtua në 1971, siç e përmendëm më lart mban 78,000 tifozë. Gjithsesi, mund të zgjerohet për më tepër shikues dhe shikueshmëria rekord është 128,000 për një ndeshje të kualifikueseve të Kupës së Botës ndaj Australisë në vitin 1998.

Amazing scenes inside the Azadi Stadium as Iran played China

Fans grab a view stuck between giant photos of Ayatollahs Khomeini and Ali Khamenei

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb