SERBI-Rreth 7000 emigrantë të ardhur nga Afganistani, Pakistani dhe Siria janë në pritje për të kaluar kufirin hungarez në veri në Serbisë.

Familje të tëra të përbërë edhe nga fëmijë, janë bllokuar në të ftohtin siberian, ku temperaturat kanë arritur deri në -22 gradë celsius.

Kampet e formuara me çadra në qendër të Beogradit duket se nuk janë të përshtatshme për të mbajtur njerëzit në të ftohtë dhe duhet thënë se vetëm më fatlumët mund të strehohen në to.

Hungaria ka bërë një zgjedhje politike ku tregon në mënyrë të qartë hezitimin e saj për të pranuar refugjatë.

Vetëm 20 persona në ditë janë regjistruar për të përfituar azil në vend. Këto të dhëna qartësojnë dramën e madhe që po kalojnë familjet në kufirin Serbo-Hungarez, të ‘zënë në kurth’ mes luftës dhe barrierave anti-emigracion.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb