SHKODER- Në orën 17:00 ekipi i Kosovës është grumbulluar për stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme. Stërvitja ka zgjatur disa minuta, ndërsa lojtarët e Kosovës janë shfaqur në formë të mirë fizike.

I njëjti entuziazëm është shfaqur edhe në konferencën për shtyp të federatës së futbollit të Kosovës, ku është deklaruar se pritet vetëm një rezultat pozitiv nesër në ‘Loro Boriçi’, pasi lojtarët ndihen si në shtëpinë e tyre. Fadil Vokrri, presidenti i Kombëtares së Kosovës tha se: “Në Shkodër jemi si në shtëpinë tonë. Shpresojmë të na sjelle fat. Në Shkodër do t’i nxjerrim problem shumë skuadrave. Shpresojmë për rezultat pozitiv me Kroacinë.”.

Gjithashtu është bërë me dije nënshkrimi i marrëveshjes me kompaninë “Kelmes” për uniformat e reja të ekipit, e njëjta kompani spanjolle që mbulon edhe veshjen për Realin e Madridit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb