Imazhet e pabesueshme tregojnë “fshatin e fantazmave” në Kinë, të pushtuar tërësisht nga bimët pasi të gjithë banorët e fshatit të vogël janë larguar për të gjetur punë në qytete të ndryshme.

Fshati Houtouwan në ishullin e Shengshan, në lindje të Shangait, dikur ishte një bashkësi e lulëzuar ku njerëzit kryesisht merreshin me peshkim.

Megjithatë, fshati u braktis në vitet 1990 ndërsa familjet u shpërngulën për perspektiva më të mira.

Tani fshati i mëparshëm është i mbuluar me gjelbërim të harlisur, duke tërhequr turistë të shumtë.

Rreth 900,000 fshatra në të gjithë Kinën janë braktisur ose shkatërruar që nga viti 2000 për shkak të urbanizimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb