GREQI – Goditet një tjeter grup i trafikut të drogës në Greqi. Në pranga ka rënë një shqiptar 39-vjeçar, nje grek 38-vjeçar dhe një rus 43-vjeçar, ndërkohë qe në kerkim është shpallur nje greke 27-vjeçare.

Ata akuzohen për rastin e shtatorit 2017, ku brenda një automjeti të vjedhur në Athine u gjetën dhe sekuestruan 22 kg marijuane.

31950168_10216727530970441_1125022110016602112_n

Gjate operacionit për kapjen e tyre u sekuestruan edhe 21 gram kokaine, 10.822 dollare amerikane, 1705 euro, 1650 rubla ruse, 1 peshore elektronike, fishekë, 4 thika ushtarake, 3 automjete, 1 pasaporte false.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: