ITALI – Dy shqiptarë janë vënë në pranga si pjesë e nja bande italo-shqiptare që merrej me trafik droge e kontrabandë cigaresh nga Shqipëria.

Keljiant Laka, 28 vjeç, dhe Ali Gockaj, 47, janë dy shqiptarët e arrestuar, si përgjegjësit për transportin e drogës me skaf nga Shqipëria, shkruan “Brindisi Report”.

scafo droga musa nera-2

Hetimi për këtë bandë ka nisur dy vite më parë, kur zbarkimi i një skafi me drogë drejt Italisë nuk shkoi si duhej. Pasi e kaluan drogën nga skafi në një automjet të tipit Renault, ata u pikasën nga autoritetet italiane.

Menjëherë braktisën automjetin, duke bërë kështu që karabinierët të sekuestronin 436 kg marijuanë.

Deri më tani nga kjo bandë janë arrestuar 9 persona, megjithatë policia italiane me anë të përgjimeve po zbulon se bashkëpunëtorët e tjerë në këtë rrjet trafiku.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: