Shpikësit e çojnë përpara civilizimin që nga fillimi dhe shumë shpesh ata janë personat të cilët i testojnë shpikjet e reja, mirëpo disa nga ato shpikje mund të jenë vdekjeprurëse.

Kjo listë e shkurtër e inxhinierëve, shkencëtarëve dhe e personave të tjerë, të cilët duke i testuar shpikjet e veta kanë humbur jetën, është nxjerrë nga Wikipedia.

shkenca1

Francis Edgar Stanley dhe vëllai i tij binjak Freelan Oscar Stanley më 1896 kanë shpikur automobilin “Stanley Steemer”. Ata më 1906 thyen rekordin e shpejtësisë për kalimin më të shpejtë të një miljeje (1,6 kilometra) për 28,2 sekonda.

Kjo do të thotë që vetura e tyre ka mundur të arrinte shpejtësinë deri në 205 kilometra në orë. Të dy vëllezërit më 1918 shitën kompaninë, ndërsa më vonë po të njëjtin vit humbën jetën në automobilin të cilin vetë e ndërtuan.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Njeriu i parë i cili e ka shpikur balonën me ajër të ngrohtë ka vdekur me rastin e kalimit të Kanalit anglez. Jean-François Pilatre de Rozier,  ka marrë pjesë në fluturimin e parë të balonës me ajër të ngrohtë në vitin 1783 bashkë me Markizin Darlando, për shkak se nuk ka dëshiruar të lejojë që ai nder t’i takojë dikujt tjetër. Ky fluturim atë e bëri person të famshëm.

thomas_andrews

Thomas Andrews ka qenë ka qenë arkitekti kryesor i anijes “Titanic”. Ai ka propozuar që anija t’i ketë 46 anije për shpëtim. Në fund, vetëm 20 vetë kanë gjetur vend në “Titanic”. Çastet e fundit të jetës i kaloi duke u ndihmuar njerëzve që të gjenin jelekët e shpëtimit. Trupi i tij kurrë nuk është gjetur.

shkenca4

Otto Lilienthal ka shpikur aeroplanin pa motor. Inspiruar nga vëllezërit Wright ka konstruktuar 18 tipa avionësh dhe ka bërë 2.000 fluturime. Mirëpo, me rastin e fluturimit të fundit ka humbur kontrollin me ç’rast ka filluar të humbë lartësinë. Fjalët e fundit të tij kanë qenë: “Viktimat patjetër duhet të ndodhin”.

li si dhembja

Li Si, këshilltar i Dinastisë Çin, ka shpikur metodën e torturave të quajtur “Pesë dhembje”, mirëpo pas ndërrimit të pushtetit, ai është ekzekutuar me të njëjtën metodë të cilën e ka shpikur për të torturuar të tjerët.

shkenca6

Marie Skłodowska-Curie ka marrë çmimin “Nobel” për shpikje në fushën e fizikës dhe të kimisë, e cila më vonë ka vdekur nga ekspozimi i rrezatimit. Ajo ka zbuluar radiumin dhe poloniumin dhe ka bërë avancime të shumta në fushën e radioaktivitetit (fjalën radioaktivitet e ka shpikur ajo vetë). Ajo gjithashtu ka qenë femra e parë e cila ka marrë çmimin “Nobel” dy herë. Curie i është ekspozuar një sasi të madhe të rrezatimit dhe ka vdekur nga leukemia plastike në vitin 1934, ndërsa ajo pjesën më të madhe të punës së saj e ka bërë në një dhomë pa mjete mbrojtëse.

shkenca7

Franz Reichelt, rrobaqepësi fluturues, ka kërcyer nga maja e Kullës së Ajfelit. Ka dashur t’i provojë rrobat e qepura në formë parashute. Për ta testuar shpikjen e tij, në vitin 1912 ka kërcyer nga Kulla e Ajfelit, me ç’rast humb jetën. Sipas artikullit të shkruar në atë periudhë, policia e Parisit ka lejuar ta bënte  eksperimentin e tij duke menduar që do të përdorte kukullën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: