ELBASAN – Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Elbasanit pasi janë kapur me heroinë. Fillimisht policia ka kapur në flagrancë me heroinë në xhep të rinjtë, më pas ka ushtruar kontroll në banesën e tyre.

Nga  ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • •Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  • •Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.
  • 483ae4f3-09ac-44fe-99a8-8b213ab7be0a

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Nga verifikemet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë,  (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike.

1e24ac01-bcd0-47ae-9d8f-0d98f0288735

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: