DURRËS- Një ngjarje në kufijtë e të paimagjinueshmes ndodhi mbrëmë në fshatin Romanat të Durrësit, ku tre trinjakë të vegjël humbën jetën të asfiksuar dhe djegur në dhomën e shtëpisë së tyre. Një ditë pas ngjarjes, Gazetarja Klodjana Haxhiaj u kthye sërish në fshatin ku ka pllakosur heshtja dhe zia.

Nuk dëgjohen më ulërimat e nënës që pakujdesinë e një ore do të duhet ta vuajë gjithë jetën, nuk dëgjohen as fqinjët që bënë çmos për t’i shpëtuar, pa mundur të shqyenin derën e kangjellat e hekurta. S’ka as një fjalë nga babai.

Në murin me blloqe të shtëpisë njëkatëshe është varur vetëm njoftimi i kobshëm dhe fotoja e tre ëngjëjve të vegjël, që ashtu bashkë siç erdhën në këtë botë, ashtu edhe ikën.
bebet2
Ndërsa kalon murin e futesh në oborr syri të kap orenditë shtëpiake dhe mobiljet e shkrumbuara nga flakët. Derës i është vënë dryni, ndoshta askush më nga familja Konçi nuk do të hyjë aty.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se ceremonia e përcjelljes së tre ëngjëjve, Artur, Valerio, Alesio drejt banesës së fundit do të bëhet tek shtëpia e gjyshërve.
bebet

bebet2

shtepia e djegur ne rromanat

shtepia e trinjakeve3

shtepia e trinjakeve

Ngjarja

Ngjajra e rëndë ndodhi në fshatin Romanat, rreth orës 17:30 të ditës së mërkurë në banesën e shtetasit Gëzim Konçi, ku janë gjetur të vdekur për shkak të një zjarri tre fëmijë trinjakë. Sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet se shkaku i vdekjes së fëmijëve në kohën kur nuk ka pasur njeri në shtëpi, ka qenë zjarri që ka rënë në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Me kujdes po hetohet në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit, ndonëse mungesa e ndriçimit dhe dëshmive e kanë vështirësuar hetimin. Ka disa pista ku po hetohet për momentin në lidhje me shkaqet e zjarrit. Një nga pistat është ajo e djegies nga pakujdesia, ku fëmijët mund të kenë qenë duke luajtur me objekte që shkaktojnë zjarr si shkrepëset apo diçka tjetër. Në fakt dhe burime nga ISHTI kanë bërë të ditur se kjo pistë është më e mundshmja, pasi nuk ka pasur ndonjë rrjedhje gazi në banesë. Ndërkohë, pista të tjera të mundshme janë dhe ato të ndonjë shkëndije elektrike apo për shkaqe natyrore. Nuk përjashtohet mundësia që vetëtimat që po binin furishëm në ato momente të tragjedisë, të kenë goditur banesën dhe dhomën ku ndodheshin trinjakët.

Dëshmitë
Një prej fqinjëve tregon se zjarri ka përfshirë në mënyrë të papritur banesën dhe ata e kanë pasur të pamundur që të ndërhynin për të shpëtuar fëmijët pasi dera e portës së jashtme dhe shtëpisë ka qenë e mbyllur me çelës, pasi nëna kishte shkuar në shkollë për të marrë dy vajzat. Pasi ishte larguar ajo kishte mbyllur dyert me çelës për të siguruar fëmijët. Në këto momente, tre fëmijët që ishin vetëm 3 vjeç, kanë luajtur me çfarë kanë gjetur në dhomë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb