SHBA- Gjatë ceremonisë së betimit të Trump si president i SHBA-së një punë shumë të vështirë ka pasur edhe Shërbimi Sekret amerikan i cili duhet të garantonte sigurinë në nivelin më të lartë sidomos atë të presidentit të ri amerikan, Trump-it. Momentet kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka preferuar të ecë më këmbë gjatë rrugës nga Kapitoli për në Shtëpinë e Bardhë, kanë qenë më të vështirat për Shërbimin Sekret, që garanton sigurinë e tij. Gjatë paradës në bulevardin “Pensilvani”, Trump zbriti dy herë nga automjeti i tij i blinduar për të përshëndetur mbështetësit e tij. Në foto duket qartë angazhimi masiv i forcave të Shërbimit Sekret për ta rrethuar fizikisht presidentin e ri amreikan dhe për t’i garantuar atij një siguri të një niveli shumë të lartë.(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb