Sfida mes Kukësit dhe Partizanit nuk prodhoi gola në fushën e lojës, por për diçka do të mbahet mend dhe fatkeqësisht jo për mirë. Përplasjet e tifozërive në minutën e 64-rt prodhuan të plagosur dhe të arrestuar, megjithatë për Kukësin kishte një qetësim tjetër, thyerja e stolave në “Zeqir Ymeri”, pikërisht aty ku ishin të akomoduar tifozët e Partizanit.

Pas përfundimit të takimit kur situata ishte qetësuar klubi i Kukësit postoi këtë foto për të treguar dëmin që mbështetësit e Partizanit i kishin bërë stadiumit të tyre.
stolat2-1-470x264
Mbështetësit e kuq nuk kanë vonuar të vënë në dyshim vërtetësinë e pretendimeve të verilindorëve me anë të disa fotove që sipas tyre klubi i Kukësit i ka postuar përpara fillimit të takimit.
17021746_978964588901301_8329792906089137790_n-470x353
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb