Atmosfera te Liverpool pritej të mos ishte dhe aq pozitive pas largimit të Coutinho-s, por zhvillimet e fundit tregojnë se “the reeds” kanë shumë për tu gëzuar.

Transferimi i mbrojtësit Virgil Van Dijk për 85 mln euro dhe fitorja spektakolare e njëkohësisht dramatike kundër kryesuesve të Manchester City duket se ka bërë shumë optimistë jo vetëm tifozët, por edhe drejtuesit.

Së fundmi ‘Liverpool Echo’, faqe e certifikuar nga klubi, ka shkruar një artikull ku u sugjeron drejtuesve disa nga portierët më të mirë të momentit, pasi dukshëm Liverpool ka nevojë të përforcohet në katërkëndor.

323648-470x367

Karius Loris dhe Mignolet Simon janë alternativa që nuk e kanë bindur për asnjë moment Jurgen Kloop-in dhe emrat e përmendur për t’i zëvendësuar janë Oblack, Alisson, Koen Casteels, Peter Gulacsi dhe shqiptari i Lazio-s Thomas Strakosha.
echo
Paraqitjet pozitive në “Seria A” të gardianit shqiptar duket se kanë bërë përshtypje edhe jashtë Italisë dhe ‘Liverpool Echo’ e shikon 22-vjeçarin si një nga portierët që mund ta mbrojnë denjësisht portën e klubit më të titulluar anglez në Europë.

Për Strakoshën ‘Liverpool Echo’ shkruan: “Zgjedhja statistikore – Thomas Strakosha! Shqiptari është pak i njohur, por ka bërë mjaft mirë me Lacion këtë sezon, duke patur statistika mjaft të mira. 22-vjecari i lindur në Athinë ka pritur 53 krosa brenda zonës së tij, me një saktësi prej 100%.

Por më e rëndësishmja, ai ka pësuar vetëm 24 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur portën 5 herë të paprekur. Ai vetëm mund të përmirësohet në të ardhmen.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb