Banaue është një komunë në provincën Ifugao në Filipine, e njohur për tarracat e saj të jashtëzakonshme të orizit, të cilat shpesh quhen “çudia e tetë e botës”.

Këto tarraca janë ndërtuar para më shumë se 2000 vjetëve, ndërsa  vendasit edhe sot e kësaj dite e kultivojnë orizin në to, në mënyrën tradicionale, Ifugao.

fusha orizi13

Tarracat e orizit në Banaue janë të njohura  edhe si shkallët që shpien për në qiell. Ato janë ndërtuar në shpatijet kodrinore, pjerrësia e të cilave arrinë deri në 70% dhe asnjë prej tyre nuk është më e gjerë së 2 metra.

Tarracat e orizit në Banaue mbulojnë 10.360 kilometra katrorë të shpatijeve kodrinore.

fusha orizi11

Këto terraca, që shtrihen “aq sa syri mund të shoh”, janë të gdhendura në kodrat e pyllëzuara dhe malet në një lartësi mbidetare prej 1500 metrash.

Ujitja e tyre bëhet njëlloj si në kohën kur ato janë bërë: uji i shiut i mbledhur në rezervuarët në majë të kodrës përmes kanaleve shpërndahet nëpër terraca.

fusha orizi4

Në këtë rajon njerëzit nuk e përdorin energjinë elektrike dhe nuk kanë rrugë, por vetëm rrugica me pluhur, sepse atakanë vendosur që ta mbajë lidhjen hyjnore me Tokën, ashtu siç kishin bërë edhe  paraardhësit e tyre2.000 vjetë më parë.

fusha orizi3fusha orizi2fusha orizi1fusha orizi10fusha orizi15fusha orizi12fusha orizi19fusha orizi18fusha orizi17fusha orizi16fusha orizi6fusha orizi8fusha orizi7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: