Një tjetër sulm ka ardhur ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas kritikave të fortat të ish-kryeministrit Sali Berisha për listat e deputetëve të zgjedhur, goditja e radhës vjen nga anëtarët e PD në Shkodër.

Ata me pankarta në duar kanë shprehur pakënaqësi ndaj liderit demokrat Lulzim Basha në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu te dera e selisë së PD dhe në sheshin “2 Prilli” janë vendosur pankartaku shkruhet “Basha ik”.

Pakënaqësitë ndaj Bashës kanë ardhur që pas humbjes katastrofike të PD në zgjedhjet e 25 qershorit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: