TIRANE – Si një prej personazheve që numëron dekada në ekran, Rudina Magjistari, në vitet e para të karrierës së saj, edhe me vitet e rinisë, ka guxuar më shumë me stilin. Shumë prej atyre që e kujtojnë, mbajnë mend, me siguri, edhe spektaklet në të cilat Rudina guxonte me veshjen.

-640-0-5ab3dddc56c47

Sot, pas më shumë se 20-vjetësh nga ky rrugëtim artistik është e natyrshme që Rudinën, ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur që janë bërë pjesë e ekranit në moshë shumë të re, t’i gjykosh ndryshe, qoftë edhe nga veshja.

RUDINA

Gjatë spektaklit “Maratona e Këngës Popullore” moderatorja përfitonte nga rasti edhe të pozonte para aparatit me veshje krejt të ndryshme nga ato të studios që ka sot.

rudina-magjistari

Fustanet e gjatë, transparentë e paksa provokues, janë vetëm një element i dukshëm në veshjet e Rudinës, por gjithçka duket në përshtatje të plotë me natyrën e programit që prezantonte, madje shpeshherë duke zgjedhur edhe kombinime me veshje tradicionale.

Ditën e sotme në mediat rozë kanë qarkulluar disa foto të moderators, ku ajo shfaqet me veshje transparente tek njëra dhe me barkun jashtë tek tjetra.
(BalkanWeb)