Në Guatemalë skuadra e Depertivo Suchitepequez prej muajsh ka punësuar një fizioterapiste që përveçse i ka shërbyer ekipit duke ushtruar profesionin e saj, ka ndihmuar shumë edhe në përmirësimin e rezultateve.

Fizioterapistja e cila quhet Laura Bariatti, që nga mbërritja e saj në ekipin e Ligës Nacionale i ka bërë të gjithë për vete me format e saj seksi. Numri i tifozëve që në fund të takimeve kapërcejnë hekurat vetëm për të bërë një foto me bukuroshen shtohet nga ndeshja në ndeshje.

Momentalisht, Suchitepequez, renditet në vendin e parafundit, por para mbërritjes në skuadër të fizioterapistet, rezultate ishin mjaft të dobëta, ndërsa tani, ekipi gjendet në vendin e parafundit dhe ka shanse të mëdha për të mbijetuar në Ligën Nacionale edhe për sezonin tjetër.

Duket se Bariatti nuk ka frymëzuar vetëm tifozët, por edhe futbollistët. Ndoshta kjo nuk është arsye kryesore pse ekipi po vijon me rezultatet pozitive, por faktet e pohojnë këtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb