Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Blerim Xhemaili ka qenë sot në Milano ku ka ndjekur bashkëshortin e saj në stadium. Mesfushori shqiptar që luan me Bolonjën ka luajtur kundër Interit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë dhe për ta ndjekur në stadium ka shkuar edhe gruaja e tij, Erjona Sulejmani.

Por prania dhe paraqitja e saj në ‘San Siro’ ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të Interit ne stadium. Ata kanë bërë fotografi me bukuroshen shqiptare. Mesa duket prezenca e saj ka ndikuar në paraqitjen e Xhemailit, i cili shënoi gol ndaj Interit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: