Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Dinamo”.

Gazetari Klajdi Bodblli raporton për BalkanWeb nga vendngjarja se një person me të meta mendore, ka goditur me tullë dy gra në kokë.

Dëshmitarët shprehen se gratë janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia duke bërë të mundur kapjen e autorit dhe duke e dërguar në komisariat.

asdgg

Një nga gratë e sulmuara ka pësuar një plagë të vogël në kokë, ndërsa tjetra ka shpëtuar pa dëme. Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga ana e policisë në lidhje me detajet e ngjarjes.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: