Augustin Torasa, futbollisti i Club Atlético Mitre në Argjentinë dhe ish-lojtar i Partizanit, duket se është bërë nostalgjik për aventurën e tij në Shqipëri.

29-vjeçari së fundmi ka postuar një foto në ‘instagram’ me zëdhënësin e klubit të kuq, Olsi Ranxhin, duke kujtuar kohët e arta kur ishte te të kuqtë. Ndoshta anësori ka dashur të nënkuptojë më shumë se kaq me këtë foto, duke i shkelur syrin Partizanit për një rikthim të mundshëm.
torasssa
Kujtojmë se Partizani në merkaton e janarit tentoi të rikthente argjentinasin në Superligë, por tratativat në fund dështuan.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb