ITALI- Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari në Itali, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti, ndërsa e fejuara e tij është plagosur rëndë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 në autostradën Napoli-Canosa.

Incidente stradale sulla A16. Morto giovane albanese, 1.7.2017.
Incidente stradale sulla A16. Morto giovane albanese, 1.7.2017.

‘Ansa’ shkruan se 28-vjeçari shqiptar udhëtonte bashkë me të fejuarën e tij amerikane drejt një fshati të Barit, atje ku jetonin familja e tij.

auto_aksdi1498907371

Përplasjet e mjetit kanë qenë fatale për shqiptarin, pasi është përplasur me anësoren metalike të rrugës, ndërsa 22-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital. Sakaq, policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb