Sa i takon jetës profesionale gjithçka po shkon më së miri, por Masimiliano Allegri dhe Ambra Angiolin ditë pas dite po marrin më shumë vëmendje për shkak të lidhjes së tyre.

Trajneri i Juventusit dhe aktorja italiane kohët e fundit kanë pushtuar faqet e mediave rozë me fotot e tyre ku duken tepër të dashuruar. Ndërkohë sot, e përditshmja italiane ‘Oggi’ ka publikuar një foto të çiftit ku shfaqen duke shkëmbyer puthje pasionante.

Sipas disa burimeve, edhe pse janë përgënjeshtruar, Ambra është shtatzënë dhe çdo foto apo lajm që vjen prej tyre tërheq vëmendjen e mediave rozë, e padyshim një interesim të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb