Një stjuard është plagosur gjatë trazirave në stadiumin e Palermos mbrëmjen e sotme, çka solli ndërprerjen e ndeshjes për gati 10 minuta nga gjyqtari Slavko Vincic. ANSA shkruan se stjuardi është qëlluar me një fishekzjarrë dhe shashka nga tifozët shqiptarë. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, shkruajnë mediat italiane.
plisat 1

U desh ndërhyrja e Ansi Agollit që të qetësonte grupimin e tifozëve shqiptarë që hodhën shashka në fushë dhe fishekzjarrë. Ndeshja përfundoi me humbjen e Shqipërisë që tani ka edhe më pak shanse për t’u kualifikuar për Rusi 2018.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: