KINE – Këto foto shokuese tregojnë momentin, kur një grua bashkë me fëmijën e saj kërcënon se do hidhet nga një lartësi prej 60 metrash në qoftë se bashkëshorti nuk i jep divorcin. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Kinë. Nëna kërcënonte se do të hidhej nga pallati shumë i lartë nëse bashkëshorti i saj nuk ndahej prej saj.
Ekipet e shpëtimit hapën një dyshek të madh poshtë, ndërsa sipër vazhdonin negociatat.
Gruaja nuk u dorëzua dhe vetëm kur atje mbërriti një zyrtar i bashkisë, për të firmosur divorcin, ajo hyri brenda bashkë me fëmijën.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb