Në disa qytete të ndryshme të SHBA-ve vijojnë për të dytën natë radhazi protestat kundër zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve. Tubimet më të ashpra janë mbajtur në Portland të Oregonit, ku policia përdori edhe plumba prej gome për të shpërndarë turmën e irrituar, prej të cilëve arrestoi edhe 29 persona.

Një grupim prej mijëra personash kanë mbushur qendrën e Philadelphias, ndërsa protesta ka pasur edhe në Los Angeles e New York.

Ndërsa presidenti i sapozgjedhur ka komentuar gjithçka ndodh përmes Twitter-it me shumë diplomaci. “Ne do bashkohemi të gjithë. I dua grupimet e vogla që tregojnë se e duan vendin e tyre”.
Donald rr

Shprehi këto kontradiktore me ato që ishim mësuar të nxirrte nga goja Trump, si postimi i bërë pak më herët nga ai po në Twitter: “Sapo kam fituar një garë presidenciale të ligjshme. Protestuesit me profesion të nxitur nga mediat, po protestojnë. Kjo është shumë e padrejtë”.

PROTESTAT NË WASHINGTON
Rreth 100 manifestues kanë marshuar nga Shtëpia e Bardhë, në momentin kur Trump u takua me Barack Obamën duke kënduar këngë kundër Trump. SHumica e tyre u oerganizuan përmes rrjeteve sociale.

PROTESTAT NË SAN FRANCISCO
Në San Francisco studentërt kanë mbyshur sheshet me pankarta ku soldarizoheshin me emigrantët meksikanë që kalojnë kufirin në mënyrë ilegale dhe që u sulmuan nga presidenti i ri gjatë fushatës elektorale.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb