TIRANE– Lajmi tragjik mbi mbytjen e Armando Hallvaxhiut ditën e sotme teksa zhytej në ujërat e Karaburunit ka pikëlluar jo vetëm familjarët dhe të afërmit e 34-vjecarit nga Tirana, por edhe kolegët dhe njerëzit që e njihnin Armandin apo siç e thërrisnin shkurt Mandi.

Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend, ndërsa prej disa vitesh ishte pjesë e ekipit të televizionit më të madh informativ në vend News24.

Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte këtë fundjavë në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

Stafi i News24 dhe BalkanWeb i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmeve për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

Njoftimi i policisë per ngjarjen:
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
21766552_10212269343121243_4645461544724442594_n
21768123_10212269343281247_2267784124287078134_n
20664844_10211941904215475_4752579495953008771_n
19598548_10212269343241246_6403953759904520018_n
20708358_10211941858494332_4311657979348126457_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb