Sergio Aguerro katër vite me parë i dha fund martesës me vajzën e Maradona-s, Gianinna-n, me të cilën kishte edhe një fëmijë.

Ndonëse ka kaluar mjaft kohë, Diaego Armando Maradona nuk e ka falur sulmuesin e Man.City-t që në atë kohë luante për At. Madrid. Kjo vihet re në një nga fotografitë e postuara të Maradona-s me avokatin e tij.

Në fotografinë e shtëpisë, Diego ka nxirë fytyrën e Sergio Aguero, ndërsa jo atë që nipit të tij që mbahet nga i ati në krah përpara fillimit të ndeshjes. Maradona e kritikoi publikisht divorcin e çiftit, që sipas tij ka ardhur për shkak të sjelljes së Aguero-s

Diego postoi foton me Matias Morla, avokatin e familjes, por ajo që bie në sy është fotografia tjetër pas shpinës së tij ku ka pasur një montazh për të fshirë babain e Benjamin dhe jo nipin e tij.
48DFB59E00000578-5349795-Diego_Maradona_has_yet_to_forgiven_Sergio_Aguero_after_blacked_o-a-35_1517742330706
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb