Ish- futbollisti i njohur anglez Gary Lineker që sot bën profesionin e moderatorit sportiv në televizion, ka shpërthyer nga zemërimi pas shkarkimit të Claudio Ranierit. Ai e ka konsideruar këtë vendim të drejtuesve të Leicester  si të papranueshëm.

“Pas gjithë asaj që Claudio Ranieri  ka bërë për Leicester, shkarkimi i tij tani është i pashpjegueshëm, i pafalshëm dhe i trishtueshëm”, shkruan Lineker në “Twitter”.

Shkarkimi i Ranierit u konfirmua nga Leicester përmes faqes zyrtare të klubit.

Screenshot_1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb