Në botë ekzistojnë shumë trena luksozë që lidhin qytete, shtete, madje dhe kontinente të ndryshme. Është vërtetë e pamundur që të përcaktohesh për një tren të veçantë dhe të thuash se ai është treni më luksoz në botë. Megjithatë, nuk është vështirë të përcaktohesh për disa prej tyre që njihen si trenat më luksozë në botë ku udhëtimi me ta është një përjetim që do ta mbani në mendje gjatë gjithë jetës, qoftë për luksin që ofrojnë, qoftë dhe për vendet përrallore që ata përshkojnë gjatë rrugës së tyre.

 “Maharaja Express

treni-luks-0001

“The Maharaja Express”, në vitin 2012, ishte shpallur si treni më luksoz në botë, në ceremoninë “World Travel Awards”. Ky tren ofron mundësinë të përjetoni magjinë e peizazheve të Indisë dhe kulturën e saj.

“The Maharaja Express” bartë vetëm 88 pasagjerë njëkohësisht, ndërsa kalon nëpërmjet pjesëve veriore të Indisë, si Jaipur, Jodhpur, Agra, Varanasi dhe Bikaner, që janë destinacionet më të popullarizuara turistike në këtë vend.

“Palace on Wheels” (Pallati mbi rrota)

treni-luks-0002

Ky është treni i parë që ka ofruar të gjitha shërbimet hoteliere për pasagjerët e tj  ndërsa sot, pas spa-tretmanit, ka dhe dy restorane të njohura që ofrojnë specialitete të kulinarisë. Ai operon që nga viti 1982 dhe është shumë i njohur për eksplorimin e Indisë.

Udhëtimi njëjavor me këtë tren përshkon vendet e njohura si Jaipur, Jodhpur, Udaipur, Chittaurgarh,Jaisalmer dhe përfundon në Agra, pasi të keni vizituar Taxh Mahallin, një prej shtatë mrekullive të botës të shpallur nga UNESCO.

“Venice Simplon Orient Express

treni-luks-0003

Ky është treni më autentik që zotëron vagonët e vitit 1920. Ai udhëton ndërmjet Parisit dhe Stambollit, ndërsa udhëtimi me të zgjatë gjashtë ditë, me ndalje në Budapest dhe Bukuresht. Treni njihet edhe për kuzhinën e njohur franceze, ushqimi i së cilës iu serviret udhëtarëve.

Turistët (pasagjerët) po ashtu mund të blejnë suvenire në shitorën që ekziston brenda trenit, ndërsa ekziston dhe një roman i shkrimtarës së njohur, Agata Christie, ngjarja e të cilit zhvillohet në këtë tren.

“Indian Pacific” (Indian-Paqësor)

treni-luks-0004

Ky tren është emëruar sipas dy oqeaneve oqeanit Indian dhe atij Paqësor, ndërsa mbulon një distancë prej 4,352 km, mes Sidneit dhe Perthit, në Australi. Udhëtimi me këtë tren luksoz zgjatë katër ditë e tri netë, ndërsa kalon përmes viseve më të bukura të Australisë.

Treni “Indian Pacific” ndalon në disa vende gjatë rrugëtimit të tij, në mënyrë që pasagjerët (turistët) të mund të eksplorojnë vendet e bukura të Australisë, si Adelaide, Cook, Broken Hill dhe Kalgoorlie.

“Pride of Africa” (Krenaria e Afrikës)

treni-luks-0005

Treni “Pride of Africa” ofron një udhëtim mbresëlënës nëntë ditor. Udhëtimi me këtë tren ofron atraksione të veçanta për artistët dhe fotogarfët të cilët kanë mundësi të realizojnë fotografi dhe pamje unikate gjatë udhëtimit. Treni në mes tjerash, kalon në Parkun Kombëtar përplot me kafshë të egra, pastaj përmes minierave të diamantëve, apo dhe përmes shkretëtirës Kalahari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb