Perëndimi i thellë ngjyrë portokalli në Parkun Kombëtar Yosemite ka krijuar një iluzion optik duke e bërë ujëvarën të duket si llavë vullkani që bie nga mali.

Fenomeni i njohur si “ujëvara e zjarrit”, ndodh në disa ditë të caktuara të çdo viti në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrezet e diellit bien në mënyrë perfekte mbi ujëvarën e famshme në shkëmbin El Capitan duke i dhënë ngjyrë portokalli ujit. Fotot u shkrepën nga fotografi Dave Gordon nga San Francisco.

37-vjeçari tha: “Është një moment magjik që ndodh në pak ditë çdo vit. Kur dielli perëndon, rrezet e tij i japin një ngjyrë ari ujëvarës dhe e bëjnë të duket si llavë vullkani”.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb