ITALI-Petku i bardhë i dëborës ka mbuluar edhe Venecian. Temperaturat nën zero kanë bërë që laguna italiane të vishet me bardhësi, duke sjellë gëzim dhe emocion për turistët që ndodhen atje, të cilët shijojnë magjinë e flokëve të dëborës që bien në sheshin San Marco dhe në Canal Grande.

Një spektakël magjeps, të cilin askush s’duhet ta humbë. Pavarësisht bukurisë autoritet vendase këshillojnë qytetarët të kenë kujdes nga ngricat e shkaktuara të cilat mund të sjellin rrëshqitje në akull. Ja disa foto të mrekullueshme të Venecias në dëborë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: