Mëngjesin e sotëm “Daily Express” habiti jo pak me lajmin se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka kryer testet mjekësore te Real Madrid. Hipotezë që më pas u konfirmua edhe nga spanjollja “Diario Gol” e cila ishte në të njëjtën linjë me britaniken.

Vetë futbollisti argjentinas që ka impresionuar me golat deri më tani e ka mohuar shumë herë kalimin e tij te “galaktikët”, por pavarësisht kësaj dëshira e spanjollëve mund të bëjë diferencën pasi paratë nuk mungojnë. Ndërsa për t’u theksuar është edhe klauzola e 24-vjeçarit me zikaltërit që kap shifrën e 110 mln eurove.

Për lajmin në fjalë si fillim reaguan disa përfaqësues të Icardi-t që e cilësuan si “një mashtrim të madh”. Ndoshta pas kësaj tifozët e Interit janë qetsuar disi, por për t’i larguar të gjithë dyshimet mendon edhe një herë kapiteni i tyre.

Mauro Icardi ka ‘prishur’ rrjedhën e postimeve në rrjetet sociale ku së fundmi mbizotëronin fotot me Wanda Nara-n teksa po kalonin pushimet dimërore, duke postuar i veshur me uniformën e Interit, sinjal i pastër dashurie pas thashethemeve që qarkulluan sot.

9️⃣⚽️ #MI9

A post shared by Mauro Icardi (@mauroicardi) on


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb