SHBA-Duhet të ishte një instalim i përkohshëm, por jo ‘Fearless Girl’, vajza që s’ka frikë , statujë prej bronxi që u vendos në ditën e gruas, 8 mars, përballë demit të famshëm të Wall Street, do të qëndrojë aty deri në 2018.

Njoftimin e ka bërë bashkiaku i New York-ut Bill De Blasio. Në pak ditë kjo statujë, e realizuar nga Kristen Visbal, me objektivin për të treguar rëndësinë dhe rolin e femrave në botë, ka inspiruar shumë njerëz, duke ngjallur një debat për prezencën e femrave në pozicionin e leadership’, ka thënë De Blasio.

Nga dita kur kjo statujë u vendos aty mijëra newyorkez dhe turistë kanë pozuar pranë ‘Fearless Girl’, duke bërë selfie dhe foto kujtimi, dhe vendimi për të mbajtur akoma aty ka marrë rreth 28 mijë firma, ka thënë bashkiaku.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb