Në mesin e shumë përrenjëve, pishinave natyrore, ujëvarave, rreth 40 shpellave dhe disa urave natyrore, në Wulingyuan gjenden edhe shtyllat prej guri, disa prej të cilave janë rreth 200 të larta, e disa madje edhe 800 metra.

Në këtë pyll spektakolar, i cili është njëherit edhe parku i parë kombëtar i mbrojtur në Kinë, ka rreth 3,000 këso formacionesh gjigante prej guri ranor. 85% e këtij vendi mbresëlënës është i pyllëzuar, ndërsa  99% e tij është e mbuluar me bimësi.

Wulingyuan19

Në të ka rreth 3.000 lloje të bimëve, përfshirë edhe 600 lloje të bimëve drunore dhe shumë lloje të kafshëve, disa prej të cilave si: qeni i egër, ariu i zi aziatik, picërraku i madh kinez, leopardi i errët dhe dreri kinez i ujit, janë të rrezikuara.

Për dallim nga shumë zona të tjera të Kinës, në këtë vend pothuajse kurrë nuk kanë banuar njerëzit, meqë  gjithmonë është konsideruar si vend i largët dhe i paarritshëm. Në vitin 2008, Wulingyuan është regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në Azi dhe Oqeani.

Wulingyuan15Wulingyuan16Wulingyuan8Wulingyuan14Wulingyuan18Wulingyuan20Wulingyuan13Wulingyuan12Wulingyuan11Wulingyuan10Wulingyuan9Wulingyuan3Wulingyuan1Wulingyuan4Wulingyuan6Wulingyuan2Wulingyuan5Wulingyuan17

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: