Është zbuluar emri i deputetes së Partisë Socialiste e cila është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Habilaj’ dhe Tahiri. Burime për Lapsi.al nga organi i akuzës, thonë se deputetja e PS-së është Elona Gjebrea.

Ajo është thirrur në Prokurori për të dhënë deklarime për hetimet, pasi gjatë kohës kur vepronte banda e Habilajve, Elona Gjebrea ka qenë zv.ministre e Brendshme, pra numri dy pas Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme. Dyshohet se Elona Gjebre ka qenë në makinë me Habilajt, por nuk dihet sa i vërtetë është ky informacion.

Pritet që hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të zbulojnë më shumë se rreth kësaj dosje, aq më tepër që tashmë në dispozicion është edhe dosja voluminoze me përgjimet e italianëve.

Burimi: http://lapsi.al/2017/11/22/zbulohet-emri-deputetes-se-ps-se-qe-eshte-marre-ne-pyetje-per-habilajt-foto/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb