Këto janë pamje të çuditshme që vijnë nga planeti Mars, ku një pjesë toke atje të krijon përshtypjen e një akulloreje me çokollatë kur shihet për herë të parë. Fotot e reja të Agjencisë Hapësinore Europiane që vijnë nga sonda e tyre “Mars Express” kanë zbuluar një pjesë të akullt në polin verior të Planetit të Kuq në të cilën ndodhen disa spirale të errëta.

Të ashtuquajturat ‘rrudhat’ gjigante janë të shkaktuara nga ngrirja dhe shkrirja e vazhdueshme e dyoksidit të karbonit, dhe marrin formën e tyre të veçantë si spirale nga erëra të ngjashme si uraganet në Toëkë. Kjo pjesë toke e fotografuar, mbulon një sipërfaqe prej rreth një milion kilometra katrorë. Pjesa e akullt qëndron në atë formë në mënyrë të përhershme.

Megjithatë vetëm gjatë muajve të verës, kur është më ngrohtë, një pjesë e akullit mund të shndërrohet direkt në gaz dhe shkon në atmosferë, duke lënë disa shtresa si më të shkrira. Erërat e forta mendohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në dhënien formë të këtij akulli që duket si akullore, duke zhvendosur disa shtresa nga pjesa qendrore drejt anëve.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: