PERMET- Ndërsa kudo ujërat kanë ngrirë duke sjellë pamje spektakolare, një tjetër panoramë e mrekullueshme vjen nga banjat e Bënjës në Përmet, i vetmi vend ku ujërat nuk ngrijnë.

bore-ujerat-termale

bore-ujerat-termale-1

bore-ujerat-termale-3

bore-ujerat-termale-4

Të njohura si një ndër pikat kryesore turistike të kësaj zone dhe shumë e frekuentuar në stinën e verës ajo të ofron po kaq shumë bukuri edhe e mbuluar nga petku i dëborës.

Në këtë vend ftohtësia e dëborës bashkëjeton mrekullisht me ujërat e ngrohta termale dhe ku ata më guximtarët mund të lahen duke sfiduar të ftohtin e duke i dhuruar vetes një kujtim të paharrueshëm, siç janë këto foto të realizuara për BalkanWeb nga gazetarja Brikena Metaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb