Klubi amerikan i Colorado Rapids, ka falënderuar tifozët shqiptarë në gjuhën shqipe, përmes grupit të tij zyrtar në rrjetin social, Facebook, për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë kësaj skuadre dhe yllit të saj, Shkëlzen Gashi, gjatë këtij sezoni në MLS.
Gjatë sezonit janë parë shpesh tifozët shqiptarë me flamuj kombëtarë duke e mbështetur në stadium Coloradon, falë Gashit, prandaj ka ardhur edhe përgjigja nga klubi amerikan.
“Faleminderit tifozëve të rinj që kemi fituar në Shqipëri në këtë sezon”, shkruan në anglisht në postimin e klubit, shoqëruar edhe me fjalën “Faleminderit” në gjuhën shqipe.
auto_Coloradoo1480785419

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: