ELBASAN– Xhuljano Sollaku, 20-vjeçari që mbeti i vrarë pas një tentative grabitjeje në Fier, ku autorët hapën zjarr ndaj policisë, nuk është një emër i panjohur për blutë e Elbasanit. Djali i vetëm i familjes Sallaku nga Katundi i Ri jetonte prej kohësh në Shqipëri, ndërsa motrën e kishte të martuar. Ndërkohë nëna dhe babai ishin emigrant në Greqi.

Bazuar tek burimet policore, i riu dyshohet se ka qenë autor i një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh. Sakaq, kishte në pronësi edhe një lavazh makinash. Po ashtu mësohet se ai ishte larguar nga banesa në mesnatë, e më pas ishin nisur për në Fier, atje ku do të kryente edhe grabitjen, bashkë me 3 persona të tjera. Pavarësisht planit të tyre, ata u zunë në pritë nga policia, ndërsa hapën zjarr ndaj kësaj të fundit.

Lavazhi ne pronesi te viktimes
Lavazhi ne pronesi te viktimes

Aktualisht prindërit e viktimës nuk ndodhen në Elbasan, ndërsa mësohet se janë nisur nga Greqia, atje ku jetojnë prej vitesh. Po ashtu ‘BalkanWeb’ mëson se edhe babai i viktimës, është person me precedent penal, pasi ka kryer një dënim për grabitje jashtë vendit. Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur një nga autorët, Arben Muça, 37 vjeç, banues në Durrës.

xhuliano sollaku xhuliano sollaku3 xhuljano sollaku ok(1)

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb