SHBA – Lauren Drain është një infermiere e specializuar në kardiologji. Edhe pse shumicën e kohës e kalon në spital, 30-vjeçarja prej vitesh kultivon një pasion të veçantë për fitnesin. Ky pasion i saj e ka bërë këtë bukuroshe shumë të njohur në internet.

Lauren nofka e së cilës është” Infermierja e mirëqenies” shpjegon në Instagram sekretet për të qëndruar në formë, duke fituar zemrat e mbi 3 milionë ndjekësve.
30-vjeçarja ka lindur në Florida por u rrit në Kansas. Ajo studioi për infermieri në universitetin Ëashburn, SHBA. Mënjëherë pas përfundimit të studimeve filloi punë në spital.

Falë fizike të saj të si skulpturë dhe sakrificave në palestër, Lauren ka fituar çmime të shumta sportive.
“Unë kam një pasion të vërtetë për shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Kam përdorur çdo mundësi për të ndihmuar në promovimin e këtyre vlerave në mesin e pacientëve të mi.

Në qoftë se ju ndiqni disa rregulla në të ushqyer atëherë jetoni më shëndetshëm dhe më gjatë”- shkruan 30-vjecarja në një nga postimet e saj në Instragam.

Lauren ka filluar të ushtrohet në vitin 2016 dhe për 2 vjet e gjysmë, ajo arriti të bëj një trup perfekt. “Në fillim nuk ka qenë e lehtë, sepse në atë periudhë punoja në spital deri në 13 orë dhe e di çdo të thotë të bësh sakrifica”- shkruan në një tjetër postim në Instagram bukuroshja e fitnesit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb