RUSI – Dy kanibalë, pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe kanë vrarë një grua dënohen me 12 vjet burg. Personat nga Novokuznetsk Rusi, Kirill Nemykin dhe Sergey Metlyayev pasi e kanë vrarë i kanë ngrënë pjesët e trupit të saj, në një festë të organizuar në shtëpinë e tyre shkruan Daily Mail.

Ata u ftuan nga viktima Nadezhda Avakumova në banesën e kësaj të fundit. 31- vjeçarja ishte e dehur kur i ftoi ata për një sauna dhe që më pas pati marrëdhënie seksuale me ta.

Më pas ajo u tha atyre se do i denonconte në polici për përdhunim. Dyshja e rrahu gruan dhe e mbylli atë në bodrumin e shtëpisë së një prej burrave.

Në fillim gruaja ishte e qetë, por më pas nisi të bërtasë dhe të lutej për ndihmë. Kirill Nemykin mori një thikë të madhe nga tavolina dhe hapi derën e podrumitn dhe krey vrasjen makabre.

Më pas ata, e copëtuan trupin e 31-vjeçares dhe ia servirën miqve të tyre në një festë. Në fund të festës, burrat i futën eshtrat e gruas në një qese plastike dhe i hodhën në koshin në fund të rrugës. Ngjarja horror ka ndodhur në vitin 2014, por dënimi është dhënë vetëm tani.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb