TIRANE- Kur kanë kaluar 100 ditë nga arrestimi i Ismail Morinës, i njohur si Ballisit, në Kroaci, familjarët e tij nuk mund të mos shprehin frikën me të madhe, për ekstradimin e tij në Serbi. Shkak për arrestimin e tij, ishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Serbia, pasi ai ngriti flamurin “Autochthonous” në stadiumin e Beogradit, kur luhej sfida Serbi-Shqipëri.

E pikërisht këtë flamur ka sjellë edhe në studion e “News24”, vëllai i Ballistit, Kujtimi, teksa rrëfen në emisionin “Studio e hapur” ankthin që familja e tyre po përjeton në këto ditë.

Teksa ndalet tek elementët e flamurit të “Shqipërisë së Madhe”, Kujtimi thotë se aty nuk ka asnjë gjë që mund të fyejë Serbinë, ashtu si ata pretendojnë sipas tij.

Vëllai i Ismail Morinës i bën apel autoriteteve shqiptare që të tregojnë më shumë vëmendje ndaj kësaj çështje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: