Në protestën e organizuar sot para kryeministrisë nga Partia Demokratike, ra në sy edhe një protestues që ndryshe nga të tjerët mbante në dorë flamurin e shtetit të Izraelit, raporton “BalkanWeb”.

Kjo foto që është bërë virale në rrjet ka shërbyer për të ngritur shumë teori konspirative.
Disa komentues shprehen se protestuesi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka shkuar në tubim si përfaqësues i George Sorosit, për shkak të origjinës hebreje të tij.
“Duket si dorë Soros-i pas kësaj proteste”, – shprehen komentues të ndryshëm në rrjetet sociale.

Të tjerë e kanë komentuar këtë fakt sikur “edhe Izraeli i është bashkuar PD-së kundër Edi Ramës”.

Pavarësisht këtyre teorive konspirative është ende e paqartë se pse ky protestues kishte vendosur sot të dilte në protestën e opozitës para kryeministrisë pikërisht me flamurin e Izraelit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb